Lajme

Qytetarët të shmangin udhëtimet në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, thotë MEPJ


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi qytetarët që të shmangin udhëtimet në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore.

MEPJ thotë se ky njoftim bëhet në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Republikës së Shqipërisë.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Republikës së Shqipërisë, udhëzon shmangien e udhëtimeve në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore”.

MEPJ gjithashtu vë në dispozicion të qytetarëve edhe kontakte të nevojshme të Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore