Shqipëria

“Qeveria shqiptare, e vetmja që po subvencionon çmimin e energjisë”


Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, ka deklaruar se nuk ka asnjë qeveri si kjo shqiptare që po subvencionon çmimin e energjisë.

Sipas Ahmetajt, gjatë vitit 2021 ekonomia arriti mbi 7%, duke shënuar kështu rekord në rajon.

“Gazi, nafta, energjia elektrike. Më tregoni një vend tjetër ku është subvencionuar çmimi i energjisë?”, tha Çuçi nga foltorja e Kuvendit.

Ai u shpreh se janë 360 milionë dollarë nga buxheti i shtetit për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimit.

Ndërsa foli për Paketën e Rezistencës Sociale, Ahmetaj tha se ka ndihmuar mbi 500 mijë qytetarë.

“Do ia dalim, siç ia dolëm nga tërmeti dhe nga pandemia”, e përmbylli fjalën e tij Ahmetaj.

Më herët, Ahemtaj ka njoftuar se qeveria mund të bëjë gati një paketë të dytë dhe të tretë të Rezistencës Sociale nëse situata përkeqësohet.

Çfarë përfshin Paketa e Rezistencës Sociale?

Paketa e Rezistencës Sociale përfshin 3.3 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve, kompensim 3 mijë lekë për tre muaj.

1.45 miliardë lekë do të jepen nga buxheti i shtetit për naftën në bujqësi dhe 500 milionë lekë për urbanët.

Gjithashtu do të ketë ulje të tatimit mbi ardhurat, ku pagës deri në 40 mijë lekë do t’i hiqen taksat, ndërsa do të ketë përgjysmim të kësaj të fundit për pagat deri në 50 mijë lekë.

Ndërsa paga minimale do të rritet në 32 mijë lekë nga 30 mijë që ishte.

Sakaq, vendi po kalon krizë energjetike dhe nga buxheti i shtetit do të jepen 28 miliardë për mburojën e energjisë, ku çmimi i saj nuk është rritur për familjet dhe bizneset e vogla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore