Lajme

Qeveria në Mal të Zi ashpërson masat anti-COVID, vendimi nuk prek vendet e rajonit


Qeveria në Mal të Zi, të premten e 20 gushtit ka vendosur të ashpërsojë masat për ata që hynë drejt shtetit të tyre. Ky vendim ka ardhur për shkak të rritjes së rasteve pozitive dhe për të parandaluar përhapjen në masë.

Përkatësisht për të hyrë drejt shtetit fqinj, duhet një certifikatë vaksinimi me dy ose një dozë; test PCR-je, jo më shumë se 72 orë; vërtetim që ke kaluar COVID-19 – jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv; test antigen negativ jo më shumë se 48 orë.

Ndërkohë ky vendim nuk do të prekë shtetasit nga Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore. Po ashtu ky vendim nuk është kusht as për qytetarët e Malit të Zi.

Të gjithë ata që hyjnë në Mal të Zi janë të detyruar të respektojnë masat në përputhje me paralajmërimin shëndetësor të Institutit të Shëndetit Publik.

Këto masa do të hynë në fuqi më 24 gusht dhe do të zgjasin deri më 10 shtator. Për 24 orë Mali i Zi ka regjistruar 532 raste pozitive me COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore