Kosova

Qeveria ndan 120 mijë euro për fushatën sensibilizuese për projektin e regjistrimit të popullsisë


Në mbledhjen elektronike të Qeverisë së Kosovës që është mbajtur këtë të mërkure janë ndarë 120 mijë euro për fushatën sensibilizuese për projektin e regjistrimit të popullsisë.

Po ashtu siç ka njoftuar ekzekutivi është miratuar rregullorja për themelimin e marrëdhënies së punës me kontratë për periudhë të caktuar dhe rregullorja për orarin punës, pushimet dhe vijueshmërinë e zyrtarëve publikë.

Në këtë mbledhje është miratuar rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për procedurën e pranimit në shërbimin civil dhe rregullorja për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil.

Qeveria e kishte shtyrë për disa muaj procesin e regjistrimit të popullsisë, që tani parashihet të fillojë në prill të këtij viti.

Sipas regjistrimit të bërë më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë llogaritet të jetë rreth 1.8 milion.

Por, në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut – pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore