Lajme

Qeveria italiane në kolaps, 5-Yjet i shmangen votëbesimit


“Lëvizja 5-Yje” nuk do të marrë pjesë në një mocion votëbesimi parlamentar të enjten e 14 korrikut.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar liderin e partisë Giuseppe Conte.

Sipas agjencisë, kjo lëvizje duket se ka gjasa të shkaktojë kolapsin e qeverisë së kryeministrit Mario Draghi.

Partitë e tjera të koalicionit kanë paralajmëruar se do të largohen nga qeveria nëse “5-Yjet” bojkotojnë votimin në Senat.

Vetë Draghi deklaroi gjatë javës se nuk do të drejtonte një administratë pa “5-Yjet” në kabinet.

Vendimi e zhyt Italinë në pasiguri politike dhe rrezikon të minojë përpjekjet për të siguruar miliarda euro në fondet e Bashkimit Evropian.

Së dyti, kjo mund të çojë në zgjedhje të parakohshme kombëtare në vjeshtë.

Conte megjithatë e la të hapur derën për diskutime të mëtejshme me Draghi-n për tejkalimin e dallimeve politike.

Kryeministri shtoi të martën se nëse 5-Yjet nuk e mbështesin qeverinë, do të varet nga presidenti italian Sergio Mattarella që të vendosë se çfarë të bëjë më pas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore