Lajme

Qerim Qerimi, rektor i ri i UP-së


Profesori Qerim Qerimi, është zgjedhur rektor i ri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Qerimi ka marr 6 vota për ta udhëhequr UP-në deri në vitin 2024.

Pos Qerimit, në garën për të parin e UP-së kanë qenë gjashtë kandidatë: Ilir Tolaj, But Deda, Sefer Avdijaj dhe Ermir Rogova.

Naser Sahiti sharkohet nga pozita e rektorit të UP-së

Ndryshe, të premten e 21 tetorit, Naser Sahiti, është shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës (UP).

“Po është shkarkuar me tetë vota për dhe një abstenim”, ka pohuar ai, teksa ka shtuar se gjatë mbledhjes kanë zgjedhur edhe ushtruesin e detyrës për pozitën e rektorit të UP-së.

“Është emëruar profesoresha Luljeta Plakolli Kasumi”, deklaroi ai.

Ndryshe, Naser Sahiti, gjatë një interviste në T7, kishte deklaruar se ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, është e përfshirë në përpjekjet për shkarkimin e tij nga pozita.

“Nuk mundem të flas për qeverinë në tërësi, sepse nuk e di se si konsultohen ndërmjet vete”, ka thënë fillimisht ai duke vazhduar me pohimin, “por po, ministrja është e përfshirë në këtë zhvillim të ri në UP”.

Ndërkaq, duke iu përgjigjur zërave se është mbështetës i Partisë Demokratike të Kosovës, Sahiti e mohoi një gjë të tillë.

“Jo që s’jam zyrtar i PDK-së, por as që kam qenë në ndonjë takim apo që kam ndonjë fotografi me struktura e tubime të PDK-së”.

Ai bëri të ditur se do të paraqesë ankesë tek organet e drejtësisë.

“Çështjen e largimin nuk e kam problem, por e kam problem largimin pa bazë. Rastin do ta ankimojë në institucionet përkatëse”, u shpreh ai.

Sahiti në një konferencë për media gjatë së enjtes, ka konsideruar se UP-ja nuk ka pasur kurrë një përbërje të Këshillit Drejtues siç është aktualisht.

“Përbërja e Këshillit Drejtues le shumë për të dëshiruar. Kurrë njëherë një përbërje të tillë s’kemi pasur, prandaj çështja është shumë më problematike se që ka pasur ndonjëherë UP-ja”.

“Çështja e plagjiarizmit duhet të adresohet sepse ne kemi plane që këtë dukuri ta luftojmë në mënyrë sistematike. Ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë nëse ne kemi në hierarkinë më të lartë njerëz të cilët nuk e kanë pastruar vetë çështjen”, deklaroi rektori.

Për këto veprime të mërkurën kanë reaguar 19 organizata të shoqërisë civile të cilat janë deklaruar se denoncojnë çdo tentativë të shkarkimit të zyrtarëve të institucioneve të arsimit të lartë pa u bazuar në gjetje reale të keqpërdorimeve të mundshme të tyre.

Ndryshe, Sahiti e fitoi këtë pozitë në gusht të vitit 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore