Lajme

Putin: Mbrojtësit e Azovstal-it duhet të dorëzohen


Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Ukraina duhet të urdhërojë luftëtarët e vet që ndodhen në uzinën e rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol që të hedhin armët dhe të dorëzohen.

Sipas Kremlin-it, presidenti rus i ka bërë komentet gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Naftali Bennett.

Për Putin-in, forcat ruse janë të gatshme të ofrojnë kalim të sigurt për civilët që mbeten të bllokuar në uzinë.

Sakaq, referuar luftëtarëve ukrainas, afro 200 civilë janë ende të bllokuar brenda uzinës nën intensifikimin e sulmeve ruse.

Por Kremlin-i e mohon diçka të tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore