Lajme

Putin mban fjalim para 200 mijë njerëzve me “Z” në kraharor


Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbajtur një fjalim në stadiumin “Luzniki” në Moskë para mijëra njerëzve.

Në stadium, qytetarët rusë ishin grumbulluar për përvjetorin e aneksimit të Krimesë (të rrëmbyer nga Ukraina në vitin 2014) në Federatën Ruse.

Ministria e Brendshme Ruse përllogariti pjesëmarrjen e 200 mijë njerëzve të mbledhur brenda dhe jashtë objektit sportiv.

Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në televizion nën titullin “Për një botë pa nazizëm, për Rusinë, për presidentin”.

Dirigjentët fiksuan “Z” në xhupin e tij, që dallon trupat që pushtuan Ukrainën.

Fjalimi

Vladimir Putin hyri në stadium në orën 14:15.

Ai mbante veshur një xhup blu dhe një pulovër me qafë.

“Banorët e Krimesë duan të jetojnë në tokën e tyre, me atdheun e tyre historik, Rusinë”, u shpreh fillimisht presidenti rus.

Në vijim, ai shtoi se “ata” – referuar banorëve – bënë gjënë e duhur duke kundërshtuar “nazistët”.

Më tej, Putin tha se qeveria ukrainase po organizonte operacione ndëshkuese ushtarake kundër Donbas-it.

“Ne ndërhymë me një operacion special për të ndaluar një gjenocid të rusëve: tani do të realizojmë planet tona”, shtoi presidenti rus.

Udhëheqësi i Kremlinit citoi edhe vargje nga Bibla.

“Nuk ka dashuri më të madhe se sa të japësh shpirtin për miqtë; në Rusi shohim një unitet që nuk ekziston për një kohë të gjatë”, theksoi ai, ndërsa perifrazonte Ungjillin e Shën Gjonit.

Fjalimi i Putinit zgjati pak më shumë se dy minuta dhe përfundoi me ovacione nga i gjithë stadiumi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore