Lajme

Prokurorët amerikanë bien pre e hack-imit rus


Plot 30 prokurorë të lartë amerikanë kanë rënë pre e hack-imit të llogarive elektronike, gjatë vitit të kaluar, sipas përfaqësuesve të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Sulmi ndaj përdoruesve të softwer-it “SolarWinds”, për të cilin autoritetet amerikane kanë fajësuar ata të Rusisë, ishte sulmi më i keq i spiunazhit kibernetik ndaj qeverisë amerikane.

Departamenti njoftoi se 27 avokatë amerikanë kanë hack-uar të paktën një kompjuter zyre.

Kjo ka ngritur frikën se hacker-at mund të kenë pasur informacion të ndjeshëm, përfshirë emrat e informatorëve.

Ish-prokurori federal, për agjencinë e lajmeve “BBC”, tha se email-et e prokurorëve përmbajnë “informacion shumë të ndjeshëm, konfidencial dhe shpesh shumë sekret”.

“Nëse hacker-at kapin identitetet e informatorëve sekret, ata mund të përdorin informacionin për t’i goditur ata”, tha ish-prokurori federal.

Hack-imi, i cili u dha kriminelëve kibernetikë qasje potenciale në 18 mijë rrjete kompjuterike qeveritare dhe private, u bë publike dhjetorin e kaluar.

Janë pothuajse 80% të llogarive të email-it, që përdoren nga punonjësit në katër zyrat e avokatisë së New York-ut, të cilat trajtojnë disa nga ndjekjet penale më të spikatura në vend.

“Po zhvillohen hetime shumë të ndjeshme brenda atyre zyrave”, tha ish -prokurori federal, Renato Mariotti.

Ato përfshijnë shumë hetime financiare të profilit të lartë, që do të thotë se çdo rrjedhje informacioni mund të përdoret për shantazh ose zhvatje.

Departamenti thotë se hack-erat komprometuan llogaritë që në maj të vitit 2020, rreth shtatë muaj para se hack-imi i SolarWinds të bëhej publik.

Gjithashtu njoftohet se të gjitha viktimat ishin njoftuar dhe po punon për të zbutur “rreziqet operacionale, të sigurisë dhe privatësisë” të shkaktuara nga hack-imi.

Në prill, administrata e Presidentit amerikan Joe Biden njoftoi se do të vendoste sanksione kundër Rusisë, në përgjigje të shkeljes së SolarWinds dhe sulmeve të tjera kibernetike.

Ndërsa autoritetet ruse kanë mohuar çdo keq-bërje.

 

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore