Lajme

Presidenti i Sllovenisë të hënën për vizitë në Kosovë


Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor të hënën e 28 nëntorit do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Kosovës.

Vizita e presidentit Pahor është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga zyra e tij, përcjell mediumi Sta.

Sipas komunikatës, të dielën e 27 nëntorit Pahor do të ketë një vizitë në Serbi, ndërkaq një ditë pas ai do të jetë në Kosovë.

Ai pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Ndërkaq, të dielën në Serbi ai do të takohet me presidentin e serb, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Vizita e Pahor vije pak ditë pas vizitës së Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai pas takimit me kryeministrin Kurti tha se nuk ka shumë rëndësi a takohen Albin Kurti e Aleksandër Vuçiç, sa ka rëndësi se cili është rezultati i takimit të tyre.

Ai ka pranuar se tentimet po i vazhdon për një takim të radhës mes kryeministrit të Kosovës e Presidentit të Serbisë.

“Këtë javë unë kam takuar dy herë kryeministrin Kurti dhe kam biseduar me presidentin Vuçiç”, tha ai.

“Arsyeja nuk është veç takimi mes Kurtit dhe Vuçiç-it, ne jemi duke punuar në këtë drejtim, por arsyeja është rezultati i këtij takimi. Ne duam të kemi rezultate pozitive”.

E kaluara, siç kujton Lajçak para gazetarëve në Prishtinë, na thotë se “të dy liderët më parë kanë zhvilluar dy takime, por pa ndonjë rezultat pozitiv nga këto takime”.

Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore