Lajme

Politikani serb për Vuçiçin: Është duke punuar për njohjen e Kosovës


Politikani serb, Mladjan Gjorgjeviç, ka deklaruar se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është duke punuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Vuçiç vazhdimisht ka folur për Republikën Srpska, duke dërguar ministrin e Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, për të diskutuar në lidhje me idenë neoradikale të Serbisë, duke e bërë të dukshme ‘balonën provë’ në formë të disa non-papers në lidhje me shkëmbimin e territoreve”, ka thënë ai.

Ai theksoi se Vuçiç dëshiron që të “qetësojë publikun”, duke krijuar përshtypjen se Serbia do të marrë Republikën Srpska, në këmbim të njohjes së Kosovës.

“Vuçiq premtoi Kosovën në këmbim të mbështetjes së Perëndimit. Ai ka nënshkruar 48 marrëveshje të ndryshme me shqiptarët dhe tani e fundit, për të cilën insistojnë Washingtoni, Berlini dhe Brukseli, ka arritur të realizohet. Me këtë marrëveshje, regjimi do të njohë Kosovën dhe i jep asaj një vend në Kombet e Bashkuara”, është shprehur ai, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore