Kosova

Policia sekuestron 3250 pako cigare, dyshohet se ishin të kontrabanduara


Foto: Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka sekuestruar në Gjakovë tre mijë e dyqind e pesëdhjetë (3250) pako cigare, të cilat dyshohen të jenë të kontrabanduara.

Lajmi është bërë i ditur nga PK-ja, përmes një komunikate për media të shtunën.

“Rreth orës 08:20 në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë, njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet Skoda me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari F. L., mashkull i moshës madhore. Gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar një sasi prej tre mijë e dyqind e pesëdhjetë (3250) pako  cigare. Prej të cilave 1500 pako të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër e llojit Ëinston”, thuhet fillimisht në njoftim.

Pasi që i dyshuari nuk ka poseduar dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, në konsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar, mbi dyshimin se të njëjtat ishin të kontrabanduara.

Lënda dhe malli i sekuestruar i është dorëzuar autoritetit Doganorë të Kosovës për procedurë të mëtejme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore