Shqipëria

Policia e Tiranës arreston dy shtetas dhe procedon një tjetër për vepra të ndryshme kriminale


Policia e Tiranës ka bërë të ditur se vijon punën në goditjen e paligjshmërisë duke finalizuar dy operacione mesditën e 1 shkurtit.

Përkatësisht operacioni policor i koduar Përsëritësi”, ka vënë në pranga shtetasin  F. N., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi ushtronte aktivitet të paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve.

55-vjeçari është kapur në rrugën dytësore Vorë-Marikaj, duke tregtuar naftë me bidonë, të cilën e depozitonte në një ambient të përshtatur si kontenier.

Ndërsa është proceduar penalisht shtetasi L. P., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërsa Policia ka sekuestruar 500 litra naftë, vaj motori dhe antifrizë.

Operacioni i dytë i cili është finalizuar i koduar “Përsëritësi”, ka bërë të mundura arrestimin e shtetasit A. D., 53 vjeç.

Ky i fundit është kapur në flagrancë me produkte të ndryshme kozmetike dhe detergjente me etiketa/ambalazhe që dyshohet se i ka falsifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 53-vjeçarit, ku kanë gjetur depozita me lëng për prodhim detergjentesh, etiketa, ambalazhe dhe stampa të këtyre produkteve, të cilat prodhoheshin në mënyrë artizanale në këtë banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore