Shqipëria

Po punonin në një shtyllë tensioni, 2 punonjës të OSHEE-së bien në kontakt me rrymën elektrike


Në fshatin Çërrilë, Memaliaj dy punonjës të OSHEE-së duke punuar në një shtyllë tensioni kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas njoftimit të Policisë rreth orës 11:00, shtetasi A. H., 55 vjeç dhe A. M., 54 vjeç, po punonin në shtyllën e tensionit për të riparuar linjën elektrike.

Përkatësisht 54-vjeçari është dëmtuar rëndë, ndërsa 55-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta.

Shtetasi A. M., ndodhet në spitalin e Gjirokastrës duke marrë trajtimin e duhur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore