Shqipëria

Po ndërtonte pa leje, arrestohet 52-vjeçari në Ksamil


Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin L. M., 52 vjeç, pasi po ndërtonte pa leje brenda vijës së verdhë.

52-vjeçari, në Ksamil, po ndërtonte një objekt shtesë ngjit me ekzistuesin në truallin në pronësi të tij, i pa pajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompetente.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore