Shqipëria

Po lëvizte me biçikletë dhe u përplas nga një makinë/ Ndërron jetë 61-vjeçari në Shkodër


Pamje ilustruese

Mëngjesi i 19 tetorit ka rezultuar fatal për një 61-vjeçar nga Shkodra, i cili u përplas nga një makinë dhe për pasojë ndërroi jetë.

Sipas njoftimit të policisë thuhej se shtetasi I. H., po lëvizte me biçikletë dhe u përplas nga shtetasi N. G., 52 vjeç, që drejtonte mjetin tip “Mercedes Vito”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Ndërkohë 54-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore