Lajme

Përleshje në Pakistan, kërkohet arrestimi i Imran Khan


Mbështetësit e liderit kryesor të opozitës pakistaneze, Imran Khan, janë përleshur me policinë jashtë shtëpisë së tij, teksa oficerët përpiqen ta arrestojnë.

Sakaq, policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë mbështetësit, të cilët hodhën gurë dhe tulla.

Ka një situatë të tensionuar jashtë kompleksit, në qytetin e Lahore, ndërsa policia përpiqet të hyjë me forcë.

Ai po përballet me akuzat se ka shitur në mënyrë të paligjshme dhurata shtetërore gjatë kohës që ishte në detyrë. Por ai thotë se rasti është i motivuar politikisht.

Policia ka bërë përpjekje të mëparshme për ta arrestuar atë, por Khan ka thënë se mendonte se ishin të vendosur ta vendosnin atë pas hekurave këtë herë.

“Unë jam i përgatitur mendërisht që do të kaloj natën në qeli. Nuk e di sa net, por jam i përgatitur për këtë”, ka thënë ai.

Ish-kryeministri u shfaq përballë atyre që ai ka thënë se ishin bombola gazi lotsjellës, të cilat ai tha se ishin hedhur në kompleksin e shtëpisë së tij.

Sipas tij, autoritetet po përpiqeshin ta arrestonin për të ndaluar partinë e tij të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

“Pavarësisht nëse jam në burg apo jo, ata nuk do të mund të ndalojnë fitoren e partisë sime”, ka shtuar ai.

Nga ana tjetër, mbështetësit e tij po zhvillojnë protesta edhe në qytete të tjera.

Khan u rrëzua nga posti i kryeministrit prillin e kaluar, por ka vazhduar presionin mbi pasardhësin e tij Shehbaz Sharif me demonstrata dhe fjalime, duke kërkuar që zgjedhjet të mbahen më herët në fund të këtij viti.

Ai e fajëson Sharif për një atentat në një tubim në nëntor, ku u plagos në këmbë.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore