Lajme

Përfundon restaurimi 4-vjeçar i ‘Big Ben’-it në Londër


Ka përfunduar pas katër vitesh restaurimi i një prej monumenteve më të famshme në Evropë, Kullës Simbol të Sahatit në Londër Big Ben (Kulla Elizabeth).

Big Ben është nofka që mban kulla me orën më të madhe me katër “fytyra” në botë, në Pallatin e Westminster-it, e cila u ndërtua në 1858.

Këtë vit, mijëra qytetarë, që mblidhen rreth kullës, do të kenë mundësinë të dëgjojnë kumbimin e ziles së saj. Në fakt, ky është një ritual i përvitshëm në natën e ndërrimit të vitit.

Miliona shikues të tjerë e “shijojnë” përmes televizorit.

“Projekti i restaurimit”

Kulla vjen me një pamje krejtësisht të re.

Për rreth katër vite, Kulla e Big Ben-it ka qenë në një restaurim, që pas vitit 1859.

Menaxheri i projektit, Nick Sturge, tha se heqja e skelave ishte “një moment historik” në projektin që kushtoi plot 79 milionë paund.

“Në natën e ndërrimit të viteve, njerëzit më në fund, do të kenë mundësinë të shohin një ndryshim të madh. Çatia do të jetë plotësisht transparente, së bashku me katër faqet e orës”.

Ndër të tjera, ai zbulon se edhe “akrepat, numrat dhe detajet e tjera janë rilyer me ngjyrën blu të ndezur” dhe jo me ngjyrën e zezë të njohur prej kohësh nga londinezët.

Big Ben, simboli i Londrës dhe kullës me sahatin më të madh me kambanë në botë, është një nga pikat turistike që vizitojnë të huajt.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore