Bota

“Pavarësisht Covid-19, numёr rekord refugjatësh”


Refugjat brenda klinikës së Gjysmëhënës së Kuqe Sudaneze në Hamdayet, Sudani lindor, afër kufirit me Etiopinë, 22 mars 2021

Numri i refugjatëve nëpër botë është rritur në një rekord prej 82 milionё, pavarësisht ndikimit të pandemisë.

Sipas agjencisë UNHCR, “në një dekadë totali është dyfishuar. Kjo do të thotë se më shumë se 1% e popullsisë së botës është zhvendosur”.

Pavarësisht se pandemia çoi në një ulje të konsiderueshme të kërkesave për azil dhe migrimit të përgjithshëm, 11.2 milionё njerëz u shpërngulën vitin e kaluar.

Një shifёr mё e lartё kjo, krahasuar me vitin 2019. Shumë u detyruan të largohen, për shkak të persekutimit, konfliktit, dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Shumica dërrmuese u zhvendosёn brenda vendit, pasi kufizimet e udhëtimit nuk i lejuan tё kalonin kufijtë ndërkombëtarë.

250 mijё refugjatë u kthyen në vendet e tyre të origjinës dhe 34 mijё u vendosёn në vendet e treta, sipas raportit tё UNHCR.

Po ashtu, ishte vetëm çështje kohe deri sa numri të kalonte 100 milionё.

Organi i Këshillit Botёror (KB) tha se priste që konfliktet të intensifikohen në vitin 2021, pasi kufizimet e coronavirusit tё zbuten.

Ai paralajmëroi pёrkeqёsim tё krizave ushqimore, mot ekstrem dhe shtim tё mungesave, si pasojё e pandemisё.

“Sudani i Jugut, Republika e Afrikës Qendrore dhe Siria janё në rrezik urie”, tha ai.

Numri i njerëzve në varfëri ekstreme në të gjithë botën pritet tё shkojё midis 119 milionё dhe 124 milionё si rezultat i pandemisë.

Më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të njerëzve të zhvendosur, rreth 48 milionё, kanë emigruar brenda vendit, tha UNHCR.

Më shumë se dy të tretat e tyre vijnë nga vetëm pesë vende.

Përfshirë Sirinë, ku lufta civile në vitin e saj të 10-të ka zhvendosur 13.5 milionё njerëz – më shumë se gjysma e popullsisë së vendit.

Rreth gjysma e tyre janë larguar jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër kanё lёvizur brenda.

Gati tre të katërtat janë pritur në vendet fqinje.

Gati një milion fëmijë kanë lindur si refugjatë midis vitit 2018 dhe 2020, sipas UNHCR.

Me gjithë tablonë e zymtë të përgjithshme, në raportin e UNHCR-së thuhet se kishte disa shenja inkurajimi.

SHBA-tё janё angazhuar për të marrë 62 mijё e 500 refugjatë në vitin 2021 dhe 125 mijё në 2022-in.

Po ashtu, vendimi i Kolumbisë për t’u dhënë më shumë se një milion venezuelasve statusin e mbrojtjes së përkohshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore