Lajme

Pasuria e (pa)ndarë e politikanëve kosovarë me gratë e tyre


Lëvizja FOL ka mbajtur konferencë për media me ç ‘rast është bërë publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë – Posedimi i pasurisë nga zyrtarët politikë dhe bashkëshortet e zyrtarëve politikë”.

Autorja e këtij raporti, është Alba Krasniqi, e cila ka publikuar në detaje raportin e pasurisë së figurave politike në Republikën e Kosovës, dhe ndarjen e pasurisë së tyre më bashkëshorte.

Sipas këtij raporti tri qeveritë e kaluara të Republikës së Kosovës rezultojnë:

Qeveria Hoti – Vetëm 36% e ministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes, ndërsa vetëm 18.5% e zëvendësministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes.

Qeveria Kurti –  85% e ish-ministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes, ndërsa 50% e ish-zëvendësministrave kanë pasuri në emër të tyre.

Qeveria Haradinaj – Vetëm 25% e ish-ministrave kanë pasuri në emër të bashkëshorteve të tyre, ndërsa 50% e ish-zëvendësministrave kanë pasuri në emër të bashkëshorteve.

Albanian Post në bazë të hulumtimit të “FOL”, ju sjell deklarimet e pasurisë ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi, si dhe të u.d Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Hashim Thaqi – Pasuria totale, 700,507.81€. Pasuria në emër të gruas, 21.141.65€. Të ardhurat vjetore të gruas, 19,704.32€.

Vjosa Osmani Sadriu – Pasuria totale në emër të saj, 80,700.00 €.

Në legjislaturën e VII-të nga 38 deputete gra, vetëm 24 prej tyre kanë deklaruar se kanë pasuri në emër të tyre ndërkaq 14 të tjera, përveç të hyrave vjetore, nuk kanë deklaruar pasuri në emër të tyre.

Në vijim ju sjellim disa nga vlerat më të mëdha të pasurisë së deklaruar nga gratë deputete për vitin 2020.

Zikreta Aliti – Pasuria në emër të saj, 260,000.00€.

Duda Balje – Pasuria në emër të saj, 105,000.00€.

Albena Reshitaj – Pasuria në emër të saj, 78,500.00€.

Eliza Hoxha – Pasuria në emër të saj,  54,000.00€.

Besa Gaxheri – Pasuria në emër të saj, 53,000.00€.

Ndërsa, disa nga deputetët që kanë deklaruar pasuri në emër të grave të tyre janë:

Bekë Berisha – Totali i pasurisë në emër të gruas, 307,006.06 €.

Kadri Veseli – Totali i pasurisë në emër të gruas, 211,784.00 €.

Hajrullah Çeku – Totali i pasurisë në emër të gruas, 207,768.00 €.

Liburn Aliu – Totali i pasurisë në emër të gruas, 120,456.69 €.

Frashër Demaj – Totali i pasurisë në emër të gruas, 102,774.00 €.

Kurse, disa nga emrat e deputetëve që nuk kanë deklaruar pasuri në emër të grave të tyre janë, Abelard Tahiri, Eman Rrahmani, Fidan Rekaliu, Mergim Lushtaku, Rasim Selmanaj e Enver Hoxhaj.

Në vijim Albanian Post ju sjell tabelat e detajuara me deklarimet e pasurisë të publikuara nga Lëvizja “FOL”.

Lista e plotë e deputetëve që kanë deklaruar pasuri në emër të grave, dhe të atyre të cilët nuk e kanë bërë këtë.

Vetëm pesë zëvendës ministra kanë deklaruar se kanë pasuri në emër të bashkësjorteve të tyre, ndërsa 22 zëvendës ministra të tjerë nuk kanë deklaruar pasuri në emër të grave të tyre, përgjatë vitit 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore