Lajme

Pasardhësit e mbretit të fundit të Italisë përpiqen të rimarrin bizhuteritë e kurorës


Në Itali, pasardhësit e mbretit të fundit kanë bërë kërkesën e tyre të parë zyrtare për të rimarrë bizhuteritë e kurorës.

Këto të fundit janë ruajtur për gati 76 vjet në një arkë thesari në një kasafortë në Bankën e Italisë mes një misteri të gjatë mbi pronësinë e tyre.

Agjencia e lajmeve, “The Guardian”, tregon se bizhuteritë i ka marrë në dorëzim banka më 5 qershor 1946 dhe përfshijnë më shumë se gjashtë mijë diamante dhe dy mijë perla të montuara në karfica dhe gjerdan të veshur nga mbretëresha dhe princesha të ndryshme.

Ajo i ka marrë tri ditë pasi italianët votuan për shfuqizimin e monarkisë dhe nëntë ditë përpara mbretit Umberto II, i cili sundoi për vetëm 34 ditë, u dëbua në mërgim bashkë me trashëgimtarët e tij meshkuj.

Umberto II kishte ngarkuar Falcone Lucifero, ministrin e Shtëpisë Mbretërore, që t’i sillte xhevahiret për t’i ruajtur Luigi Einaudi, guvernatorit të atëhershëm të Bankës së Italisë.

Për to, mendohet se kanë qenë e vetmja pjesë e pasurisë mbretërore që nuk u konfiskua nga shteti italian pasi monarkia u hoq, një element që mund të ndihmonte pasardhësit e Shtëpisë së Savojës të rifitonin posedimin.

Gjithashtu familja shpreson që një shënim i fshehtë ku thuhet se bizhuteritë e kurorës duhet “të besohen në kujdestarinë e arkëtarit qendror” dhe “të mbahen në dispozicion të atyre që kanë të drejtë”, do të ndihmojë në përcaktimin që xhevahiret u përkasin atyre dhe jo shtetit.

Mësohet se të martën zhvillohet “takimi i parë ndërmjetësues” për të diskutuar pretendimin e familjes.

Nëse palët nuk arrijnë një zgjidhje, familja do të vazhdojë të padisë shtetin në përpjekje për të riposeduar bizhuteritë.

Një faktor tjetër që mund të mbështesë rastin e familjes është se bizhuteritë thuhet se u janë dhënë si dhurata anëtarëve të ndryshëm mbretërorë në krahasim me ato që i ishin dhënë familjes për t’i vendosur për funksione zyrtare gjatë viteve të monarkisë.

Ndërkaq, mbetet e paqartë se sa vlejnë gurët e çmuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore