Shqipëria

Parlamenti rrëzon veton e Presidentit për koncesionin e aeroportit të Tiranës


Parlamenti i Shqipërisë të hënën hodhi poshtë veton e presidentit Ilir Meta mbi një projekt-ligj që zgjat në 35 vjet nga 22 që ishte më parë për koncesionin e aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë.

Projekt-ligji u refuzua në një votim 84 pro, 11 kundër dhe 9 abstenime në parlamentin me 140 vende, tha kuvendi në një njoftim për shtyp.

Pas vendimit të parlamentit, presidenti nuk mund ta kthejë projekt-ligjin tek ligjvënësit për shqyrtim të mëtejshëm dhe ai bëhet ligj.

Parlamenti i Shqipërisë miratoi më parë, në shkurt, propozimin e qeverisë për të zgjatur koncesionin e aeroportit për shkak të një plani investimi të shpallur nga koncesionari. Kontrata origjinale do të skadonte në Prill 2027.

Në fund të janarit, TIA (Tirana International Airport) tha se planifikon të investojë afërsisht 100 milionë euro (119 milionë dollarë) në përmirësimin e infrastrukturës së aeroportit.

Në dhjetor, grupi shqiptar Kastrati bleu TIA-n nga kompania kineze Real Fortress Private Limited për 71 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore