Shqipëria

Parashikimi i motit, 8 tetor 2021


Edhe dita e premte e 8 tetorit do të vijojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Shkodër dhe Korçë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Reshjet e shiut do të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike. Shtrëngatat për momente të shkurtra, mund të krijojnë vërshime lokale kryesisht në jugperëndim të vendit.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 17 – 22 °C, në vendet e ulëta 16 – 20 °C dhe në vendet malore 9 – 15 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore