Shqipëria

Parashikimi i motit, 7 tetor 2021


Dita e enjte e 7 tetorit do te ndikohet nga kushte te paqendrueshme atmosferike.

Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Reshjet e shiut do të shoqërohen me shtrëngata, breshër dhe shkarkesa elektrike. Shtrëngatat për momente të shkurtra, mund të krijojnë vërshime lokale kryesisht në jugperëndim të vendit.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 19 – 22 °C, në vendet e ulëta 18 – 24 °C dhe në vendet malore 9 – 18 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore