Shqipëria

Parashikimi i motit, 16 tetor 2021


Dita shtunë e 16 tetorit pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Priten reshje të dobëta deri në lokalisht mesatare në qarkun Kukës. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Në lartësitë mbi 1500m reshjet mund të jenë në formën e dëborës.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por për momente e fortë, kryesisht në bregdet.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 14 – 20 °C, në vendet e ulëta 11 – 19 °C dhe në vendet malore 6 – 14 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore