Shqipëria

Parashikimi i motit, 10 tetor 2021


Dita e diel e 10 tetorit do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë. Në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore kryesisht gjatë pasditeve.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 18 – 21 °C, në vendet e ulëta 13 – 20 °C dhe në vendet malore 9 – 14 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore