Lajme

Papa Françesku thirrje për një zgjidhje me dy shtete me status të veçantë për Jerusalemin


Papa Françesku ka bërë thirrje për një zgjidhje me dy shtete me status të veçantë për Jerusalemin.

Mbështetja e tij është për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Sipas tij, është e nevojshme të riaktivizohen bisedimet e drejtpërdrejta midis Palestinës dhe Izraelit për të arritur një zgjidhje me dy shtete.

Kjo, me ndihmën edhe të përpjekjeve nga komuniteti ndërkombëtar.

Edhe më herët ai ka mbështetur idenë se “Jerusalemi duhet të njihet nga të gjithë si një vend takimi dhe jo konflikti, dhe se statusi i tij duhet të ruajë identitetin dhe vlerën e tij universale si një qytet i shenjtë për të tre fetë abrahamike, gjithashtu përmes një statusi të veçantë të garantuar ndërkombëtarisht”.

Edhe grupet humanitare dhe liderë të huaj po bëjnë thirrje për një armëpushim. Por cilat janë perspektivat për paqen afatgjatë?

Zgjidhja me dy shtete kërkon krijimin e një shteti të pavarur për palestinezët krahas atij të Izraelit.

Dhe mbështetja e SHBA-ve për të nuk është asgjë e re: për dekada, ka qenë kuadri kryesor i propozuar për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Por bisedimet e dështuara të paqes, çështjet logjistike, vendbanimet e zgjeruara izraelite, sulmet palestineze dhe përplasjet e përsëritura e kanë penguar atë të bëhet realitet.

Zgjidhja me dy shtete ka parë një mbështetje të zvogëluar nga palestinezët dhe izraelitët gjatë viteve.

Dhe perspektivat e saj tani duken më të zbehta se kurrë, në dritën e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit dhe reagimit të Izraelit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore