Kosova

Osmani udhëton në Shkup, merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore


Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shkup të Maqedonisë së Veriut, pasi që do të marr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca e Kosovës, përmes një komunikate për media të enjten.

“Në këtë Samit, Presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon”, thuhet në njoftim.

Tutje, njoftohet se përgjatë qëndrimit në Shkup, e para e vendit, do të zhvillojë edhe takime të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore