Lajme

Osmani takon nënsekretaren amerikane të Shtetit: E informova për përkushtimit tonë shtetëror për forcimin e sundimit të ligjit


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Kosta Rikë me Uzra Zeya, nënsekretaren amerikane të Shtetit për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Administratën e Presidentit Joe Biden.

“Nënsekretaren Zeya e informova për progresin e Kosovës në drejtim të përmbushjes së zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, përfshirë themelimit të Këshillit për Demokraci dhe të Drejtave të Njeriut, si dëshmi e përkushtimit tonë shtetëror për forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë, rolit të gruas në shoqërinë kosovare, avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe mediat”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani ka theksuar se “në këtë kohë kur demokracitë anë e mbanë botës janë bërë cak i drejtpërdrejt i tendencave gjithnjë e në ngritje autoritare,”

“Samiti për Demokraci është platforma që ka bashkuar vendet nga 4 anët e globit në përpjekje për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato”.

Presidentja Osmani gjendet në Kosta Rika ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij vendi, Rodrigo Chaves.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore