Lajme

Osmani: Kosova solidarizohet me qytetarët e Pragës


Vjosa Osmani-Sadriu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të enjten në mbrëmje, deklaroi se Kosova solidarizohet me qytetarët e Çekisë, ndërsa shtoi se është me familjet e viktimave që u vranë nga një sulm i armatosur në qendër të kryeqytetit çek pasditën e 21 dhjetorit.

“Jemi me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që u përfshinë nga sulmi i tmerrshëm masiv në Pragë sot. Në këto momente pikëlluese, Kosova solidarizohet me qytetarët e Pragës dhe me miqtë e aleatët tanë çekë”, ka shkruar presidentja Osmani në formë ngushëllimi për jetët e humbura.

Mbi 15 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur nga një sulm me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit në Pragë, njoftuan shërbimet e emergjencës në kryeqytetin çek. Sulmuesi 24-vjeçar ishte student, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në ambientet e universitetit.

Personi i armatosur në universitetin e Pragës që vrau 15 persona ishte student, thotë policia

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore