Kosova

Osmani e Kurti urojnë ditën e pavarësisë së Sllovenisë


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e Sllovenisë  në ditën e tyre të pavarësisë.

“Urime dita e shtetësisë, President Borut Pahor”, nis urimi i Osmanit në gjuhën sllovene drejt homologut të saj, për të vazhduar në anglisht, “…dhe të gjithë miqve tanë sllovenë dhe aleatë”.

“Kosova vlerëson partneritetin tonë të qëndrueshëm dhe sheh drejt vazhdimit të punës për të thelluar bashkëpunimin, për t’i afruar vendet, njerëzit dhe ekonomitë tona”, shkruan Osmani në Twitter.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për medie gjatë vizitës së Pahorit në Kosovë

Kosova gëzohet dhe gjenë inkurajim në sukseset e Sllovenisë dhe qytetarëve të saj, ka shkruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mesazhin e urimit për ditën e pavarësisë së këtij shteti, në Twitter.

Në këtë urim, kryeministri Kurti ka bashkëngjitur disa fotografi me ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiç, duke thënë se është i bindur që bashkëpunimi dhe thellimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, do të jetë i dobishëm për të ardhmen e dy vendeve.

Në gjuhën sllovene, Kurti në Twitter shkroi: Rroftë Sllovenia.

“Kosova gëzohet dhe gjen inkurajim në sukseset e Sllovenisë dhe qytetarëve të saj. Jam shumë i bindur se bashkëpunimi ynë dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të jetë i dobishëm për të ardhmen e dy vendeve tona. Naj živi Slloveni!”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiç

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore