Lajme

Orban drejtuar Putin-it: Ndërpritni zjarrin, negociatat e ardhshme në Hungari


Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban thotë se ai foli gjatë me presidentin rus Vladimir Putin më herët sot dhe i kërkoi atij të vendoste një armëpushim “të menjëhershëm” në Ukrainë.

Ai tha në një konferencë shtypi se kishte ftuar Putin-in për bisedime paqeje në Hungari, së bashku me presidentët ukrainas dhe francezë, si dhe kancelaren gjermane.

Sakaq Orban, i cili sapo ka fituar mandatin e tij të katërt, tha se përgjigja e Putin-it ishte “pozitive, por me kushte”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Orban u tha gjithashtu gazetarëve se ai nuk do të dorëzohej para presionit për të zgjeruar sanksionet ndaj importeve të naftës dhe gazit nga Rusia.

Ai thotë se është i përgatitur të paguajë rubla për gazin rus, duke thyer radhët me Bashkimin Evropian, i cili ka kërkuar një front të bashkuar për të kundërshtuar kërkesën e Moskës për pagesë në monedhë.

Nacionalisti Orban shihet se ka marrëdhënie të ngrohta me Rusinë dhe i përshkroi burokratët e Brukselit dhe presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky si “kundërshtarë” në fjalimin e tij të fitores pasi ai u rizgjodh këtë javë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore