Ndryshe nga opinioni publik, kriptovalutat nuk janë “parajsa” për kriminelët anonim.
Në fakt, për shkak të analitikës inteligjente të blockchain-it, është më e lehtë të ndjekësh shtigjet e parave të kaluara nëpër këtë rrjet sesa rrugët e pagesave të zakonshme.
Ajo që është ende e vështirë për t’u kuptuar – të paktën për momentin – është identiteti i kriminelëve që përdorin adresa të ndryshme blockchain-i për të lëvizur fondet e vjedhura.
Avivah Litan, analiste e shquar në agjencinë e kërkimeve dhe studimeve, Gartner Research, shkruan për web faqen e kriptovalutave CoinDesk, përse pagesat me kripto janë më transparente sesa ato me para në dorë.
Blockchains janë platforma shumë më të lehta për gjurmimin e pagesave kriminale sesa kanë qenë ndonjëherë sistemet e pagesave të vjetra. Sot, rreth 23 blockchain publik përbëjnë rreth 99% të kapitalit total të tregut të kriptomonedhave. Kjo do të thotë që sistemet e zbulimit të mashtrimeve duhet të integrohen me vetëm 23 platforma, në vend të mijëra rrjeteve të pagesave fiat.
Pjesa e më e vështirë e kësaj mënyre është kthimi i të dhënave të ndërlikuara të platformave blockchain, në informacion kuptimplotë. Nëse kjo arrihet, njohuritë e automatizuara mund t’i ndihmojnë përdoruesit të shohin të gjitha platformat e blockchain, të gjurmojnë pagesat, adresat kriminale të dyshimta dhe të identifikojnë lëvizjet e shpeshta të parave.
Platformat e shitjes së kriptove si Chainalysis Ciphertrace, Elementus dhe TRM Labs, ofrojnë informacione mbi gjurmët e parave tek autoritetet që hetojnë hack-imet. Shërbimet e tyre përdoren gjithnjë e më shumë me qëllim parandalimin e mashtrimeve.
Në vitin 2021, hack-imet e profilit të lartë rezultuan në kriminelët që të kthenin fondet e vjedhura ose në disa raste janë gjetur edhe nga autoritetet. Kriminelët e kanë të vështirë të fshihen nga hetuesit, të cilët mund të identifikojnë adresat ku janë derdhur fondet e vjedhura. Pasi fondet e vjedhura të dallohen dhe shënohen nga autoritetet, nuk mund të zhvendosen lehtësisht nga blockchain pa u kapur nga palët vigjilente dhe forcat e rendit.
Thjesht po bëhet më e vështirë për kriminelët që të lëvizin fondet e vjedhura nga rrjetet e kriptove.
Zbulimi i adresave të blockchain, të përdorura nga kriminelët, nuk jep identitetin e pronarit të adresës. Asnjë procedurë për të identifikuar përdoruesin nuk kërkohet për të përdorur një blockchain.
Disa startup-e mbushin këtë boshllëk të njohjes së identitetit për forcat e rendit që synojnë kriminelët ose investitorët që analizojnë strategji të suksesshme investimi.
Këto startup-e identifikojnë pronarët e adresave duke përdorur algoritme për të lidhur adresat anonime me profilet e rrjeteve sociale, vendndodhjet gjeografike, numrat celularë dhe adresat e emailit. Ata mbledhin të dhëna edhe nga Dark Web-i, rrjetet sociale dhe forumet me burim të hapur.
Qindra kompani angazhohen tashmë në grumbullimin e të dhënave të ngjashme për të mbështetur autoritetet, marketingun apo raste të tjera të dobishme, duke gjeneruar tregje fitimprurëse të të dhënave me vlerë miliarda dollarë.
Është thjesht mit që rrjetet blockchain janë parajsë kriminale. Raportet nga Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) dhe ofruesit e inteligjencës blockchain konfirmojnë fort faktin që sistemi është transparent dhe i sigurt.
Pa dyshim, kriminelët do ta kenë gjithnjë e më të lehtë të fshihen në lëmshin e ngatërruar të mijëra sistemeve të vjetra sesa në rrjete transparente blockchain, të cilët janë shumë më pak.
Së fundi, nocioni se përdoruesit në internet kontrollojnë identitetin e tyre dhe mund të mbeten anonim, është i vërtetë, tani për tani. Individët, kriminelë ose jo, do të kenë zero kontroll mbi hapjen e adresa blockchain me profile të fshehta ose anonime, Kjo, sepse rregulloret e reja, të tilla si “Rregulli i Udhëtimit” i FATF-së, reduktojnë privatësinë e adresave duke detyruar ekspozimin e të dhënave të lidhura me informacionin personal të identifikueshëm.
Në fund, shumica e kriminelëve do të humbasin në të dy nivelet, në fshehjen e transaksioneve me blockchain dhe në fshehjen e identiteteve të tyre të botës reale.