

Dy raste të kundërta:
Ante Gotovina ishte një gjeneral kroat i dënuar me 24 vite burg nga TNKLJ në Hagë për vepra që bien në kundërshtim me ligjet e luftës. Nga viti 2001 deri në vitin 2005 jetoi thuajse në ilegalitet në ishujt Kanare të Spanjës, duke shmangur arrestimin nga Tribunali i Hagës. Edhe Kroacia, ndonëse ishte çliruar pa intervenim ndërkombëtar, kishte pranuar këtë Tribunal me detyrim të bashkëpunojë me të dhe t’ua dorëzojë të dyshuarit apo të akuzuarit, shtetas kroatë, sikur që ishte rasti i Ante Gotovinës.
Pas shqiptimit të dënimit prej 24 vite burg për vepra të krimeve të luftës dhe ndërmarrjes së përbashkët kriminale, shteti kroat u mobilizua brenda 24 orëve, duke vënë në dispozicion, pa kurrfarë kufizimi apo kushtëzimi, të gjitha resurset materiale, intelektuale, profesionale, diplomatike, kulturore, sportive, artistike, muzikore etj. për përgatitjen e kundërshtimit në Gjykatën e Apelit.
Mbi 85% të kroatëve e konsideronin gjeneral Gotovinën Hero të Kombit, kurse mbi 90 për qind ishin kundër anëtarësimit në BE – të kushtëzuar me eliminimin e Ante Gotovinës. Shteti kroat u bë palë e gjykimit, sepse në asnjë mënyrë nuk e pranonte cilësimin “ndërmarrje e përbashkët kriminale” për faktin se e kriminalizonte tërë ushtrinë kroate dhe Kroacinë.
Ky mobilizim i jashtëzakonshëm dha rezultate, për faktin se pas 14 muajve Gjykata e Apelit mori vendim lirues për të gjitha pikat e aktakuzës për gjeneralin Gotovina, sikur që edhe Kroacia u lirua nga përgjegjësia për “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”. Pas lirimit, gjenerali Ante Gotovina nuk pranoi asnjë post politik e publik, por u tërhoq në biznesin e tij – tregtia me peshk.
Më 16 shtator 2026, Gjykata Raciste Speciale dënoi me 81 vite burg Hashim Thaçin (25), Jakup Krasniqin (25), Kadri Veselin (18) dhe Rexhep Selimin me (13) vite burg. Për dallim nga Kroacia, që brenda 24 orëve u mobilizua, institucionet e Kosovës thuajse nuk bënë asgjë, madje e bënë të kundërtën. Elementët projugosllavë e që e përbëjnë shumicën, me krye jugosllavin e pariciklueshëm Veton Surroi, bënë të gjitha përpjekjet për relativizimin e vendimeve të GJSR, duke e marrë “në mbrojtje” UÇK-në, për të cilën nuk kanë lënë të zezë pa thënë e pa shkruar.
Këta janë paraardhësit e Gjykatës Speciale, këta e glorifikonin Dik Martinin, këta nënshkruan peticion për të mos ndarë fonde për mbrojtje të pengjeve të Hagës, të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë. Këta ishin pararoja kriminale e Dik Martit, Knut Uilimason, Jack Smith, Ekaterina Trendafilovës, Charles Smith III dhe kriminelëve tjerë juridikë të Hagës dhe Beogradit. Këta pastaj u bënë deputetë, ministra, kryetarë Kuvendi, “presidentë” dhe KM. Albin Kurti ishte dhe është udhëheqës i grixhës antikombëtare dhe anti-UÇK-së.
Mjafton të krahasoni fjalët e Kurtit, Glauk Konjufcës, Albulena Haxhiut, Xhelal Sveçlës, Liburn Aliut, Shvarc Donikës, Vjosa Osmanit, Lumir Abdixhikut dhe Jack Smithit të LDK-së – Anton Qunit dhe të gjeni vendimet në arsyetimin e kriminelit juridik të GJSR – Charles Smith. Këta antikombëtarët institucionalë dhe patriotët e Shumadisë janë ngazëllyer me këto vendime, pa asnjë dyshim. Mendermethënë KM i Kosovës në kulmin e orgazmës “patriotike” flet se dënimet janë të larta, janë asimetrike dhe se GJSR ka marrë së paku tre vendime pozitive për Kosovën. Mashtruesi!
Në Kroaci çiftja e Shvarc Donikës jo që do të bëhej ministre, por nuk do t’i lejohej as përdorimi i nevojtores së ministrisë! Te ne, sikur paraardhësja e saj, Albulena Haxhiu bënë të pamundurën t’ua nxijë jetën pengjeve të Hagës, t’i kriminalizojë udhëheqësit e luftës, duke ua pakësuar financat për mbrojtje, duke dërguar dëshmitarë të mbrojtur apo dosje që aspak nuk dallojnë nga ato të Beogradit.
Askush prej tyre nuk është parë në protesta, nuk i ka përkrahur ato! E prej tyre po pritni të angazhohen dhe mobilizohen për Apel?! Këta, lexues të nderuar, janë përcaktuar moti; kundër UÇK-së dhe për Gjykatën Raciste Speciale! Patriotë të Shumadisë!
Protestat:
Deri më tani, brenda një muaji janë organizuar dy protesta të mëdha me nga 100.000 protestues. Dhe 14 protesta të mbrëmjes me nga, së paku, 25.000 protestues çdo mbrëmje. Për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës Raciste Speciale. Për të kërkuar ndryshimin e Ligjit për Gjykatë Speciale. Për të përkrahur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimtarët.
Protestat ishin dhe janë mahnitëse ……. përkah numri, por jo edhe qëllimi. Së paku jo deri më sot! U votua një Deklaratë në Kuvendin e Kosovës nga 99 deputetë. Deklaratë së koti, nuk vlen as 5 pare. As nuk ka përmbajtje e as nuk ka detyrim për askënd. Një Deklaratë me përmbajtje të zbrazët dhe një ambalazhim “patriotik”. Krahasoni këtë Deklaratë me atë të Kroacisë për rastin Gotovina, do të turpërohemi! Ata që e kanë ndjenjën e turpit, ata që turpin e adresojnë si kategori morale. Te ne, për fat të keq, nuk po ndodhë ky reflektim, po na mungon njerëzorja, jemi me shumë fytyra.
Sikur të jemi artistë të Teatrit të Maskave në Shkodër. Në saje të asaj që kuptoj, Ligji i propozuar nga PDK-ja për ndryshim të mandatit të Gjykatës Speciale Raciste nuk prodhon asnjë efekt juridik për pengjet e Hagës, as tani e as në të ardhmen. Është ligj që më së shumti i duhet Albin Kurtit dhe patriotëve të Shumadisë që i ka në Kuvend, qeveri dhe presidencë.
PDK po e shet lëkurën shumë lirë si “çdo gjë, 50 centë…”. Po kërkon votimin e një ligji që nuk ka asnjë vlerë dhe mundësi zbatimi për ta votuar çdo kandidat të LVV-së. Po e përligj autokracinë e Kurtit, nepotizmin, hajninë dhe shkatërrimin e shtetit nga patriotët e Shumadisë! Kurti po blen kohë nga ata që po mendojnë se po shesin kohë, por në fakt po falin kohë!
Ky Ligj menjëherë pas votimit eventual mund të kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga Lista Serbe apo nga dyshja Radoiçiç-Kusari Lila. Apo nga Gjykata Kushtetuese e Gjykatës Speciale Raciste.
PDK dhe të gjithë ata që në një formë apo tjetër kontribuan për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës duhet të këmbëngulin në dy shtylla:
Detyrimi i qeverisë të sigurojë mjete pa kufizuar shumën dhe pa e kushtëzuar këtë përkrahje dhe
Lobimin e fuqishëm dhe gjithpërfshirës në arenën ndërkombëtare.
Protestuesit duhet të caktojnë qëllimet dhe të angazhohen për realizim të qëllimeve. Duhet ta adresojnë përgjegjësinë objektive. Kjo përgjegjësi është e KM Kurtit dhe te qeveria. Pa ndryshime të brendshme nuk do të ketë as rezultate konkrete. Nuk mjafton që veteranët të kërkojnë shkarkimin e Shvarc Donikës e pastaj ia krisin gjumit! Kjo i dekurajon protestuesit. Kjo e bën protestën të pabesueshme apo e shndërron në ritual të promovimeve personale. Në vend që ta dinamizojë, e përgjumë në “Flamingo Revolucion”.
Pa rezultate. Ky potencial dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet për ndryshim të vetëdijes, mënyrës së të vepruarit, ngritjes kombëtare, luftë kundër hajnisë, nepotizmit dhe shpërfytyrimit të shtetit. Kundër prostitucionit politik dhe kombëtar. Kundër jugosllavizimit dhe serbizimit të Kosovës. Sa nuk është bërë vonë! Prandaj, SHESH, mos u dorëzo, sepse je shndërruar në ndërgjegje kombëtare. Kështu, do të na kesh pas, në të kundërtën nuk do të bëhemi pjesë e Revolucionit Flamingo.
Vendosmëri, sinqeritet dhe dinjitet! Të bëhemi frymë, shpirt, mendje dhe veprim e Bacë Adem Demaçit dhe Adem Jasharit, themelit dhe ndërtimit të përpjekjeve për liri, çlirim dhe bashkim kombëtar! Kështu nderojmë Heronjtë e Kombit, ish të burgosurit politikë, ushtarët e së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës, invalidët e luftës, nderin e nëpërkëmbur të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve dhe krejt Shqipërisë!