Lajme

OBSH: 21 pacientë ndërruan jetë që prej rrethimit të spitalit Al-Shifa nga Izraeli


Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se “21 pacientë kanë vdekur” që nga fillimi i rrethimit izraelit të spitalit Al-Shifa në Gaza më 18 mars.

Sipas tij, shumë prej atyre që ndodhen në spital kanë plagë të infektuara dhe janë të dehidratuar.

“Mbetet vetëm një shishe ujë për çdo 15 persona. Sëmundjet ngjitëse po përhapen për shkak të kushteve jashtëzakonisht jo-sanitare. Ushqimi është jashtëzakonisht i kufizuar”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka përsëritur thirrjet për armëpushimin dhe ka kërkuar nga Izraeli “të lehtësojë urgjentisht aksesin dhe një korridor humanitar”.

Kjo, në mënyrë që të jetë në gjendje “të kryejë transferimin e pacientëve për shpëtimin e jetës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore