Lajme

Objekti për Prodhimin e Dokumenteve që Kurti e përuroi ende i papërfunduar


Ilustrim

Më 5 mars, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e përuroi me pompozitet objektin e ri të Drejtoratit për Prodhimin e Dokumenteve, mirëpo 14 ditë më pas, ky objekt është i papërfunduar tërësisht.

Në pamjet që janë publikuar nga Kurti, shihen vetëm pjesët ku është i rregulluar objekti që shërben Drejtorati për Pajisje dhe ai për Prodhimin e Dokumenteve në kuadër të Agjencisë së Regjistrimit Civil, mirëpo pjesët e tjera të objektit mbeten ende të parregulluara.

Objekti, siç mund të shihet në pamje, është i papërfunduar tërësisht.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Këtë objekt (të papërfunduar), Kurti e kishte përuruar së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në fjalën e tij, kryeministri kishte thënë se me përurimin e këtij objekti do të ketë “hapësira të mjaftueshme për zyrtarët tanë dhe pajisjet do të kenë kapacitete më të shtuara për prodhim të dokumenteve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore