Lajme

“Nuk është surprizë” – Gërvalla e pranon se Serbia s’po e respekton marrëveshjen për ID-të


Donika Gervalla - Ministre e Puneve te Jashtme dhe Diaspores

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk çuditet që Serbia nuk po zbaton marrëveshjen për dokumentet identifikuese.

“Beteja e Serbisë është e gjatë dhe nuk përfundon për dy ditë”, ka deklaruar ajo në një prononcim për Albanian Post.

Ajo tha se autoritet kosovare nuk kanë nevojë të marrin leje, duke iu referuar vajtimit të Listës Serbe për vizitën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Mitrovicë.

“Nuk e përcakton Lista Serbe se ku shkon presidenjta e këtij vendi, ku shkon e kanë vendosur qytetarët, por jo nga një parti kriminale si Lista Serbe”.

Ndryshe, banorët shqiptarë që jetojnë afër pikës kufitare në Muhovc, kanë thënë se nuk po pranohen leternjoftimet e Kosovës. Ata detyrohen të kalojnë kufirin me ato të Serbisë.

E njejta situatë është edhe në pikëkalimin në Breznicë, ku përvec se nuk respektohet marrëveshja për leternjoftimet, nuk respektohet as ajo për targat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore