Lajme

“Nuk do të jetë një luftë e Ukrainës dhe Rusisë, por një luftë e Evropës”


“Kjo nuk do të jetë një luftë midis Ukrainës dhe Rusisë, kjo do të jetë një luftë evropiane, një me kuptimin e plotë të fjalës”.

Kështu është shprehur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili nuk ka ngurruar që të lavdërojë mbështetjen e Perëndimit përballë grumbullimit të forcave ushtarake ruse.

“Mbështetja për Ukrainën është më e madhja që nga viti 2014”, u tha ai deputetëve në një ditë të vizitave të liderëve britanikë, polakë dhe holandezë.

Zelensky deklaroi se po krijohej një “format i ri i bashkëpunimi politik” me Mbretërinë e Bashkuar dhe Poloninë.

Nga ana tjetër, për kryeministrin britanik, Boris Johnson, ekziston një rrezik i qartë dhe shumë i pranishëm.

Ai deklaroi se Putin- i “po mban një armë” në kokën e Ukrainës dhe po përpiqet të “minojë fitimet e mëdha” të dekadave të mëparshme dhe “të rivizatojë hartën e sigurisë së Evropës”.

Ndërsa ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se, do të mbulonte sigurinë, si dhe tregtinë, investimet dhe energjinë.

Duke folur në Kiev, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, premtoi se do të dërgojë në Ukrainë, armë mbrojtëse duke përfshirë drone dhe raketa anti-ajrore, por edhe ndihmë humanitare.

Polonia ka thënë se, po përgatitet për një fluks të madh potencial të refugjatëve ukrainas nëse Rusia sulmon.

Rusia – si gjithmonë – ka mohuar në mënyrë të përsëritur planifikimin e ndonjë pushtimi të Ukrainës, por ka vendosur rreth 100 mijë trupa, si dhe tanke, artileri dhe raketa brenda kufijve të saj.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, mbërriti në Kiev të martën e 2 shkurtit, me një premtim prej 88 milion paundësh, për të promovuar qeverisjen e qëndrueshme dhe pavarësinë energjetike nga Rusia.

Ndërsa Polonia dhe Britania e Madhe janë pjesë e aleancës reciproke mbrojtëse të NATO-s, Ukraina nuk është, dhe asnjë anëtar i NATO-s nuk ka ofruar të dërgojë trupa në rast të një sulmi ushtarak rus.

Zelnsky i tha parlamentit të Ukrainës se, ai kishte nënshkruar një dekret për të rritur madhësinë e ushtrisë ukrainase me 100 mijë ushtarë aktivë, me formimin e 20 brigadave të reja gjatë tre viteve, ndërkohë që do të hiqte gradualisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Udhëheqësit evropianë po bisedojnë edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Lajmi në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore