Kreu i Grupit Parlamentar të socialistëve, Taulant Balla, deklaroi se Shqipëria do ta ketë një president.
Sipas tij, PS-ja pritet të propozojë kandidaturat e saj, duke ndjekur parimet e procesit të zgjedhjes.
“Nga ky moment, natyrshëm nuk do e lëmë vendin pa president dhe do të propozojmë, por duke ndjekur parimet e një procesi”, u shpreh fillimisht Balla.
Deklarata e tij për mediat erdhi pas përfundimit të seancës plenare për raundin e tretë të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.
Përfaqësuesi socialist theksoi se dëshira e kësaj force politike është dialogu me të gjitha palët.
Kjo, për të ndarë përgjegjësit për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ai la hapësirë sërish për negociata mes palëve, duke bërë thirrje të hapur për dialog me gjithkënd.
“Ne do të dialogojmë me çdokënd që do të ndajë përgjegjësinë për zgjedhjen e presidentit”, shtoi Balla.
Në përmbyllje, kreu i grupit të PS-së ravijëzoi se askush nuk mund ta marrë peng procesin dhe zgjedhjen e presidentit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kearns bën thirrje të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Osmani takon Hovenierin: Vazhdimi i masave është i padrejtë