Lajme

Një i vdekur dhe 763 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 763 perona të infektuar nga COVID-19 dhe një të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 30 testime të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë të Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 213 persona.

Numri i rasteve aktive është dy mijë e 184.

Të vaksinuar me një dozë në Kosovë janë 903 mijë e 620, ndërsa me dy doza janë 823 mijë e 903.

Ndërsa me dozën e tretë janë vaksinuar 103 mijë e 568.

Një ditë më parë në Kosovë, kanë humbur jetën dy persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore