Lajme

Një grua dhunohet seksualisht dhe gjashtë të tjera fizikisht në 24 orët e fundit në Kosovë


Ilustrim

Dy ditë pasi i kishte ndodhur rasti, një femër kosovarë ka raportuar në Policinë e Kosovës se më 3 mars, nga ora 16:00 deri në ora 19:00,  është dhunuar nga një burrë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës nuk jepen më shumë detaje rreth rastit, por bëhet e ditur se ndaj personit i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër penale janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura policore dhe rasti është proceduar në procedura të mëtejme.

Policia Rajonale e Prishtinës ka raportuar se në Obiliq një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë më një dhe dy mars. Raporti i viktimës dhe të dyshuarit nuk është bërë i ditur, por gruaja pas raportimit, ka pranuar ndihmë mjekësore.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori  i cili ka rekomanduar që viktima të dërgohet në strehimore ndërsa i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Më pesë mars, në Fushë Kosovë është arrestuar një mashkull kosovarë pasi që dyshohet se ka sulmuar një grua, pas një mosmarrëveshje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa prokurori i këtij rasti ka vendosur që të dyshuarin pas intervistimit ta dërgoj në mbajtje për 24 orë.

Një rast i dhunës në familje dhe lëndim i lehtë trupor ka ndodhur edhe në Novobërdë. I dyshuari për kryerjen e kësaj vepre penale është arrestuar nga policia, pasi që “kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftim të policisë. Viktima është trajtuar nga mantel bardhët, ndërsa i burri është dërguar në mbajtje për 24 orë, pas intervistimit nga prokurori.

Rreth orës 21:00, më pesë mars, një grua ka raportuar në polici se një mashkull kosovar “në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike”.

Prokurori ka vendosur që të dy t’i intervistoj dhe m ë pas ka vendosur që rastin ta procedojë në procedurë të rregullt.

Dhunë në familje kanë përjetuar edhe dy gra nga Peja. Një burrë ën ndikimin e narkotikëve kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

Në ora 16:40, rasti është raportuar në policinë rajonale të Pejës dhe personi i dyshuar është arrestuar.

“Viktimat kane pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në Gjakovë një grua ka dhunuar burrin e saj, fizikisht. Sipas raportit të policisë rasti është raportuar në ora 19:00, pasi që gruaja e nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj burrit.

“Me ç ‘rast lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. Pas intervistimit nga prokurori, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore