Lajme

Një aeroplan AN-26 u rrëzua në rajonin e Zaporizhia-s, ka viktima


Një aeroplan ushtarak AN-26 që po zhvillonte një fluturim teknik u rrëzua në veri të rajonit të Zaporizhia-s të premten e 22 prillit.

Lajmi u bë i ditur nga “E Vërteta Ukrainase”, duke cituar administratën rajonale ushtarake të Zaporizhia-s.

“Këtë mëngjes një aeroplan AN-26 u rrëzua në rrethin Vilnia të rajonit të Zaporizhia-s, avioni po kryente një fluturim teknik”, zbulon njoftimi zyrtar.

Më tej, deklarata thekson se ka viktima.

Sipas autoriteteve vendase, rrethanat po zbardhen dhe detajet do të publikohen më vonë.

Rrethi Vilnia ndodhet në pjesën veriore të rajonit të Zaporizhia-s.

Më herët, një avion i ngjashëm transporti ushtarak AN-26 do të rrëzohej në rajonin jugor të Voronezh-it të Rusisë të enjten e 24 shkurtit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore