Shqipëria

“Nisma Thurje”, e Hajdarit, regjistrohet në Gjykatë


Të premten, partia e re “Nisma Thurje”, e krijuar nga deputetja, Rudina Hajdari, u regjistrua si subjekt politik, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë. Regjistrimi u bë pas kalimit të pragut elektoral 3%.

Ky prag ka të bëjë me mbledhjen e 3 mijë votave nga qytetarët.

Hajdari, të enjten, njoftoi se do të kandidojë si deputete, në qarkun e Elbasanit, në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo u bëri thirrje shqiptarëve, që t’i bashkohen “Nismës Thurje”. Sipas saj, “të gjithë duhet të rebelohen ndaj klasës së vjetër të krijuar gjithë këto vite, me tre partitë e mëdha”.

Një ndër kandidatet për deputete në partinë e Rudina Hajdarit, është një emër i njohur për shqiptarët, Rigerta Loku. Gruaja, e cila në vitin 2017, përloti publikun me fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Hajdari prezantoi partinë e re, më 28 nëntor të 2020. Deputja e konsideroi krijimin e kësaj partie si shpresë për të gjithë shqiptarët, që duan ndryshim në vend.

Një nga themeluesit e kësaj partie, Pano Soko, ka deklaruar se pikë kyçe e programit ekonomik do të jetë tërheqja e investimeve të huaja. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore