Film

Nisin xhirimet e filmit “Sirin” – kasti i filmit nga i gjithë Ballkani, përfshirë aktoren kosovare Majlinda Kasumoviç


Kanë nisur xhirimet e filmit “Sirin” me regji të regjisorit malazez, Senad Shahmanoviç.

Lajmi është bërë i ditur përmes mediave sociale, ndërsa në rolet kryesore në film do të luaj edhe aktorja nga Kosova, Majlinda Kasumoviç.

Siç është bërë e ditur, kasti i filmit do të përfshijë aktorë nga treva të ndryshme të Ballkanit, siç është aktorja, serbo-daneze, Danica Curcic  si dhe ylli i filmit të suksesshëm boshnjak “Qui Vadia Aida”, Jasna Djuricic.

Në rolet e tjera do të luajnë edhe aktorët shqiptarë, përfshirë: Fatmir Spahiun, Bashkim Alan e Simon Shkrelin.

Xhirimet e filmit do të realizohen në Ulqin dhe Podgoricë, kurse premiera e këtij projekti kinematografik pritet të jepet në fund të këtij viti.

“Sirin”.

“Sirin” është një film – bashkëprodhim i Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovines si dhe Kroacisë.

Filmi ishte paralajmëruar kohë më parë, saktësisht në vitin 2017, por që për arsye teknike xhirimet nuk kishin filluar deri më tash.

Regjisori malazez Senad Sahmanoviç, i cili është fitues i Fesstivalit të Filmit “Pack & Pitch of Sarajevo”, kishte treguar aso kohe per histëorinë dhe frymëzimet e projektit.

“Sirin” – i cili është një emër i bazuar në një legjendë të Evropës Lindore, tregon historinë e një avokateje nga Parisi, Natalias, e cila kthehet në vendlindjen e saj në Mal të Zi për një çështje trashëgimie.

Historia e Sahmanoviç ka të bëjë me të qenit në harresë dhe pasojat e saj, e cila u frymëzua nga përvoja personale e producentit të tij.

Producent i projektit është Velisa Popoviç, ndërsa skenaristë janë Claudia Bottino dhe Senad Sahmanoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore