Kosova

Nikolaidis: Përkrahja për Kurtin në mbrojtje të veriut të Kosovës, detyrë e çdo njeriu racional në Ballkanin Perëndimor


Andrej Nikolaidis

Andrej Nikolaidis, shkrimtar dhe publicist grek, në një tekst autorial për gazetën boshnjake “Slobodna Bosna” të hënën, ka vlerësuar se vendosmëria e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, për të “mbrojtur” pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe kundër “ambicieve perandorake” të Serbisë është e detyrë e çdo njeriu racional në Ballkanin Perëndimor.

“Vendosmëria e Kurtit për të mbrojtur veriun e Kosovës është e një rëndësie më të madhe për stabilitetin e rajonit. Nëse Kurti do të dorëzohej, ajo pjesë do të bëhej një burim i vazhdueshëm i jostabilitetit: më keq se Republika Sërpska. Prandaj është detyrë e çdo njeriu racional të mbështesë luftën e drejtë të Kurtit kundër Serbisë që dëshiron të jetë perandori”, ka thënë ai.

Ky është vlerësimi i shkrimtarit të njohur rreth posterëve luftënxitës që janë shfaqur në pjesën veriore të Kosovës nën mesazhin “komandant suprem, jemi duke të pritur” dedikuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, krahas mesazheve “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” të kohës së fundit, kur tensionet mes Kosovës e Serbisë janë ngritur në nivele shpërthyese.

“Problemi është kështu: Të jesh fashist nuk është njësoj si të jesh punk apo metal: nuk mundesh, kur të mërzitesh, të heqësh xhinset e grisura, t’i lash flokët dhe t’i lësh pas të kalurën. Nuk mund të jesh një ish-fashist dhe një demokrat njëkohësisht, ashtu siç nuk mund të jesh një ish-vrasës. Ju mbeteni një fashist dhe një vrasës përgjithmonë”, ka nënvizuar mes tjerash Nikolaidis.

Ndryshe, presidenti serb në nëntor të vitit 2023 ka parashikuar se viti 2024 do të sjellë “shumë më shumë konflikte dhe trazira” në Kosovë dhe Republikën Sërpska – etniteti serb në Bosnje e Hercegovinë. Serbia, gjatë gjithë historisë, ka marshuar sipas një daulleje krejt të ndryshme nga pjesa tjetër e botës perëndimore liberale, duke rreshtuar veten krah Rusisë dhe Kinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore