Bota

Niger/Sulm në pallatin presidencial, dyshohet përpjekje për grusht shteti


Sulme në rritje nga grupe të armatosura dhe tensione politike në vend pas zgjedhjeve presidenciale në shkurt,©AFP

Dy ditё para betimit tё presidentit tё ri, Mohamed Bazoum pallati presidencial i Nigerit u zgjua nga tё shtёna me armё zjarri, orёt e para tё ditёs sё mёrkurё.

Sulmi ka nxitur frikёn e paqёndrueshmёrisё sё mёtejshme, pavarёsisht se folёsi pёr qeverinё, Abdourahamane Zakaria tha në një konferencë për shtyp situata paraqitej nёn kontroll.

Të shtënat e armёve filluan rreth orës tre të mëngjesit me kohën lokale dhe zgjatën për rreth 30 minuta. Sulmet erdhën në të njëjtën ditë kur gjykata kushtetuese vërtetoi fitoren elektorale të Bazoum.

Gazeta në internet raportoi se qetësia ishte rikthyer rreth orës 4 të mëngjesit. Në videoklipet e shkurtra të postuara në rrjetet sociale, dёgjoheshin shpërthime sporadike të të shtënave me armë. Nuk ishte e mundur të verifikohej në mënyrë të pavarur vendndodhja dhe koha e videove.

Ambasada amerikane në Niamey dha një alarm të sigurisë duke thënë se do të mbyllej të mërkurën “për shkak të të shtënave me armë”.

I gjithë personeli u inkurajua të qëndrojë në shtëpi deri në një njoftim tjetër.

Shumë njerëz në Niger besojnë se ishte një përpjekje grusht shteti. Televizionet dhe radiostacionet kombëtare po transmetojnë programet e tyre normale pa asnjë ndërprerje.

Një burim, i cili foli me agjencinë e lajmeve AFP në kushte anonimiteti, konfirmoi arrestime të kryera “midis disa anëtarëve të ushtrisë që qëndrojnë pas këtij përpjekje për grusht shteti”.

Ka pasur sulme në rritje nga grupe të armatosura dhe tensione politike pas fitores së Bazoum, në një balotazh të zgjedhjeve presidenciale të shkurtit. Ish presidenti Mahamane Ousmane, i cili humbi në balotazh, ka hedhur poshtë rezultatet, duke pretenduar mashtrim.

Bazoum, një ish-ministër i brendshëm, ishte pasardhësi i preferuar dhe krahu i djathtë i Presidentit në largim Mahamadou Issoufou, i cili dha dorëheqjen pas dy mandateve pesë-vjeçare.

Niger, një nga vendet më të varfra në botë, ka pësuar grushta të shumtë në historinë e tij, së fundmi një goditje në shkurt tё viti 2010 që rrëzoi Presidentin e atëhershëm, Mamadou Tandja.

Pak më shumë se një javë më parë, persona të armatosur me motor sulmuan një seri fshatrash të vendosura afër kufirit me Malin, duke lënë të paktën 137 njerëz të vdekur në dhunën më vdekjeprurëse për të goditur Nigerin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore