Jetesë & Stil

Nicki Minaj dhe Rihanna konfirmojnë miqësinë


Prej kohësh ishte aluduar për një prishje miqësie në mes të asaj që njihet si “Queen of Rap” (Mbretëreshë e Rep-it) dhe tjetrës që njihet si “Queen of Pop” (Mbretëresha e Pop-it), saktësisht mes, Nicki Minaj dhe Rihanna-s.

Por, një gjë e tillë më në fund është qartësuar, për më tepër dyshja duket të gëzojnë raporte super miqësore.

Kështu të paktën u bë e ditur përmes disa postimeve të Nicki Minaj në llogarinë e Instagram-it, ku shihet teksa shijon kohë me burrin e saj, Kenneth Penny, djalin e saj, emrin e të cilit akoma nuk e ka zbuluar për publikun, si dhe me Rihanna-n dhe të dashurin e shumë përfolur të Riri-it, rep artistin, ASAP Rocky.

Fotografi e publikuar nga Nicki Minaj në Instagram.

Madje, pos imazheve të publikuara vetë e 5-ta, Nicki, ka postuar edhe një video vetëm me Rihanna-n, ku dyshja shihen shumë të shoqëruara bashkë, ndërsa thonë se – “Është e gjitha rreth vajzave Caribbean-e”, duke iu referuar origjinës së tyre afrikano-amerikane.

Gjithsesi, ky postim ngjalli shumë komente pas shumë kohësh pretendimesh nga fansat e dyshes së famshme se të njëjtat kishin prishur miqësinë e njohur ndër vite.

E gjitha erdhi si pasojë e mos ndjekjes së njëra-tjetrës në rrjete sociale, gjë e cila ra shpejt në syrin e fansave.

Por, shoqëria mes Nicki-t dhe Rihanna-s daton që nga viti 2010, kur ato publikuan video projektin e parë muzikorë së bashku, “Fly”, këngë e cila ishte pjesë e albumit të super suksesshëm të Minaj-t, “Pink Friday”.

Rihanna dhe Nicki Minaj në shesh xhirimet e video klipit të këngës “Fly”.

Kënga “Fly”, videoja e të cilës u publikua një vit më vonë, në verën e vitit 2011, aktualisht numëron mbi 170 milionë klikime në YouTube, ndërsa aso kohe kishte shënuar suksese të pritura, ndërsa kryesonte top listat botërore.

Rihanna dhe Nicki Minaj në një nga ceremonitë e “American Music Awards”.

Por, veç këtij bashkëpunimi, Nicki dhe Riri, janë parë shumë të afruara kohë pas kohe, e sidomos në evenimente të ndryshme të ceremonive të ndarjeve të çmimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore