Lajme

Netanyahu, i gatshëm për të pranuar akuzat në gjyqin e tij për korrupsion


Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, thuhet se është afër arritjes së një marrëveshjeje, që ka të bëjë me pranimin e fajësisë në gjyqin e tij për korrupsion.

Ky zhvillim mund të nënkuptojë një fund të papritur e të shpejtë të karrierës së tij të trazuar politike dhe të përmbys sërish politikën izraelite.

Mediat atje në çdo ballinë, publikuan lajmin se Netanyahu, kryetari i partisë Likud dhe lideri i opozitës, që kur u rrëzua vitin e kaluar nga një mandat 12-vjeçar në Qeveri, ka arritur bisedime të avancuara me zyrën e Prokurorit të Shtetit.

Në marrëveshjen e raportuar, Netanyahu do të pranojë dy akuza për shkelje të besimit.

Kjo do të thotë disa muaj burgim që do të konvertohet në shërbim në komunitet.

Por ka një pikë ku të dyja palët nuk bien dakord.

Është akuza për trazira morale, të cilën Netanyahu është i dëshpëruar ta shmangë, pavarësish këmbëngulës së Prokurorit të përgjithshëm, Avichai Mandelblit.

Ish-kryeministri akuzohet për tregtimin preferencial për një kompani të madhe izraelite në këmbim të artikujve pozitivë në faqen e saj të lajmeve “Walla”.

Ai është gjithashtu i pandehur në një rast të dytë, që përfshin pretendimet për kërkimin e mbulimit të favorshëm, dhe një të tretë që pretendon se ka marrë dhurata me vlerë qindra mijëra dollarë nga miqtë e pasur.

72-vjeçari i refuzoi thirrjet për të dhënë dorëheqjen pasi u padit në vitin 2019-ën, duke përdorur podiumin si kryeministër për të sulmuar vazhdimisht forcat e rendit, mediat dhe Gjykatat për kryerjen e një “gjueti shtrigash” kundër tij.

Gjyqi i tij filloi zyrtarisht në vitin 2020 ndërsa vendi ishte përfshirë në një krizë politike 2-vjeçare gjatë së cilës pati katër zgjedhje.

Procedurat kundër tij pritej të zvarriteshin për vite me radhë – por me përfundimin e mandatit të Mandelblit si Prokuror i Përgjithshëm në fund të këtij muaji dhe zëvendësimi i tij nuk ka gjasa t’i japë përparësi rasteve të Netanyah-ut, duket se ekipi ligjor i ish-kryeministrit ka hapur derën për pranimin e fajësisë.

Presidenti i Gjykatës së Lartë në pension, Aharon Barak, një aleat i vjetër i Netanyahut, thuhet se ka vepruar si ndërlidhës mes ish-kryeministrit dhe prokurorëve të shtetit.

“Për mendimin tim, kjo është një aktakuzë dhe gjyq unik, që po shkakton një përçarje në komb. Në përpjekjen për të shëruar këtë përçarje, një marrëveshje e pranimit të fajësisë është opsioni i preferuar. Ky pozicion është pozitiv dhe jetik për shtetin e Izraelit”, tha ai, duke folur për mediumin e lajmeve “Ynet”.

Sipas një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë, Netanyahu mund të përjashtohet nga jeta politike deri në shtatë vjet, duke i dhënë fund karrierës së tij.

Kjo do të shkaktonte gjithashtu një garë lidershipi për partinë, e cila mund të shkojë në një luftë të brendshme për zgjedhjen e një kryetari të ri.

Megjithatë, nëse partia arrin të bie dakord tërësisht për një lider të ri, elementët e djathtë të koalicionit qeverisës mund të konsiderojnë heqjen e marrëveshjes aktuale në favor të një qeverie më koherente politikisht me karrigen e re të Likud në krye të saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore