Rajoni

Nën hetim rrëzimi i aeroplanit që vrau dëshmitarin e gjyqit për korrupsionin ndaj Netanyahut


Autoritetet greke kanë hapur hetim për rrëzimin vdekjeprurës të aeroplanit privat që ndodhi pranë ishullit Samos.

Aksidenti shkaktoi vdekjen e dëshmitarit, në gjyqin e korrupsionit të ish-kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Haim Geron, një ish-zyrtar i lartë në ministrinë e komunikimit të Izraelit dhe gruaja e tij Esther, ishin të vetmit në bordin e avionit Cessna 182.

Avioni që kishte një motor u nis nga Haifa në Izrael, të hënën, kur u rrëzua pranë aeroportit Samos.

Bordi i Hetimit dhe Aviacionit të Aksidenteve Ajrore, në Greqi, tha se po hetonin shkaqet e rrëzimit.

“Pak para uljes, humbi komunikimi me kullën e kontrollit në Samos. Autoriteti i Aviacionit Civil informoi qendrën e kërkimit dhe shpëtimit për humbjen e komunikimit”, njoftoi autoriteti në një deklaratë.

“Një peshkatar vendas tha se u dwgjua njw shpërthim i madh, i ndjekur nga një më i vogël”, tha Ioannis Kondylis, kreu i bordit, për AFP.

Trupat e dy pushtuesve izraelitë u gjetën nga rojet bregdetare disa orë më vonë me ndihmën e zhytësve.

Ministria e Jashtme izraelite identifikoi viktimat, ku të dyja ishin 69-vjeç, duke shtuar se zyrtarët konsullorë dhe ministria po punonin me familjen për të kthyer kufomat.

Geron ishte një nga më shumë se 300 dëshmitarë që prokurorët renditën për gjyqin e Netanyahut, ku ish -kryeministri akuzohet për pranimin e dhuratave të shtrenjta nga bashkëpunëtorët e pasur dhe dhënien e favoreve për manjatët e medias në këmbim të mbulimit.

Netanyahu, tani udhëheqës i opozitës në parlamentin izraelit, i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka tallur me madhësinë e listës së dëshmitarëve të prokurorisë.

Marrë nga Euronews, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore