Lajme

Në Quebec ora policore vlen edhe për qentë


Qeveria e Quebec-ut ka marrë vendimin që të përfshijë edhe qentë në orën policore.

Kjo masë e fundit ka hyrë në fuqi që nga e premtja e 31 dhjetorit.

Autoritetet vendëse nuk kanë përjashtuar shëtitjen e qenve nga gjendja e shtetrrethimit.

Pra nevojat e kafshës shtëpiake më të dashur për njerëzit nuk janë në planet e qeverisë së Quebec, por vetëm shëndeti i qytetarëve të saj.

Ora policore mbahet midis orës 22:00 të mbrëmjes dhe orës 5 të mëngjesit.

Fillimisht, masa parashikonte një sërë përjashtimesh, duke përfshirë edhe shëtitjen e qenve.

Përjashtimi i ecjes së qenve ishte renditur më parë në faqen e internetit të qeverisë provinciale, por u hoq të shtunën.

Kryeministri i Quebec-ut, Francois Legault, deklaroi më herët se vendimet në lidhje me shtetrrethimin do të merren në varësi të “kapacitetit që do të kemi ose nuk do të kemi për të trajtuar qytetarët e sëmurë gjatë javëve të ardhshme”.

Mbetet e panjohur nëse qeveria synonte në heshtje të hiqte përjashtimin e ecjes së qenve apo nëse ishte një gabim.

Kur u pyet, zyra e ministrit të Shëndetësisë Christian Dubé ia referoi çështjen zyrës së ministres së Sigurisë Geneviève Guilbault, e cila ia ktheu çështjen departamentit të shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore